Postuar: Janar 31, 2024 | 12:57
EKSKLUZIVE/ Besa bën goditjen e madhe, blen kartonit e sulmuesit që shkëqeu në Kosovë
E kërkoi Tirana, por nuk e bleu. Interesim pati edhe nga Partizani dhe shumë klube të tjera në Kosovë, por sulmuesi më në formë, Ahmed Mustafa Ba, do të vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës në Kategorinë e Parë.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se presidenti Nexhat Bizhdili ka rënë dakord për blerjen e kartonit për 100 mijë euro te Trepça e Mitrovicës.
Klubi kosovar do të ruajë 40 % të pronësisë dhe do të përfitojë në rast rishitje të 26-vjeçari senegalez.
FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"