EKSKLUZIVE/ Arbitra të FIFA-s për derbin e 172-të, ja kush do të ndajë drejtësinë në Tirana-Partizani
Derbi i 172—të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” Organizator i këtij derbi është Tirana, ndërkohë dihet që në fazën e parë dueli i fitua nga Partizani në shifrat 2-1. “Panorama Sport” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se cilët do të jenë gjyqtarët do të mbajnë drejtësinë në këtë takim.
FSHF ka vendosur që këtë takim do ta drejtojnë një treshe arbitrash me stemën e FIFA-s, të cilët janë ndër më të mirët dhe me përvojë në futbollin shqiptar. Kryesor i takimit është vendosur Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Rejdi Avdo dhe Dorjado Myftari.
Gjytar i katërt do të jetë A.Beqiri, në VAR do të jetë Kreshnik Barjamaj. Ky derbi shikohet edhe si nxehje për këtë trupë arbitrash, të cilët pas dy javësh pritet që të gjykojnë në grupet e Ligës së Europës. Derbi i parë i këtij sezoni u gjykua nga Eldorian Hamiti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"