Egnatia shton forcat në mesfushë, zyrtarizon ish-futbollistin e Kosovës U21 me eksperiencë në Superiore
Klubi i Egnatias ka bërë një përforcim në mesfushën e vet, duke afruar një lojtar që pritet të shtojë alternativat në dispozicion të trajnerit Tetova pas largimeve të kësaj vere.

Rrogozhinasit kanë humbur njëherësh tre elementë cilësorë si Zejnullai, Ujka e Lushkja. Ndaj klubi është vënë në lëvizje dhe ia ka dalë të që të mbyllë në kohë firmën me Altin Kryeziun.
Futbollisti 23-vjeccar, në muajt e fundit ishte pjesë e Andixhan në Uzbekistan, por ka pranuar ftesën për t’iu bashkuar kampionëve të Superiores, ku më parë ai ka veshur fanellën e Laçit.
“Bordit tonë i shtohet një mesfushor. Altin Kryeziu ka firmosur kontratën për dy vitet e ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkrihej në njoftimin e rrogozhinasve për lojtarin i cili ka qenë fikse e Kosovës U21 me të cilën ka luajtur 13 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













