Postuar: Korrik 30, 2024 | 23:52
Egnatia nuk heq dorë nga merkato, gati afrimet për turin e tretë
Klubi rrogozhinas është duke punuar edhe për merkaton, pavarësisht se Egnatias i duhet ta përballojë ndeshjen e së enjtes me të njëjtin grup lojtarësh që kishte në Islandë. Kampionët e Shqipërisë kanë në plane disa lojtarë, të cilët mund të federohen për turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
Përveç dyshes së Laçit, Dajsinani-Ujka, drejtuesit e Egnatias kanë në plane të afrojnë edhe një sulmues me kualitet veç Vuthajt.
Rrogozhinasit besojnë fort se mund të shkojnë deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe duan t’i paraprijnë situatës për të qenë atje me një skuadër të kompletuar. Largimet e Sherrit, Ibrahimoglu dhe Spahiut kanë krijuar një boshllëk jo të vogël.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"