Efekti “Arbana”, blutë e vegjël të Dinamos marrin titullin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 20:17

Efekti “Arbana”, blutë e vegjël të Dinamos marrin titullin e parë

Flitet shpesh për tranzicionin e gjatë që Dinamo ka kaluar kohët e fundit, kur ajo humbi kontaktet me elitën. Kjo periudhë krijoi një vakuum të madh lojtarësh të kësaj shkolle, por tashmë gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

DINAMO

Arbana, selia e re e Dinamos, ka dhënë efektet e para, duke sjellë titullin e parë te moshat. Dinamo U-16, e drejtuar nga Sabien Lilaj, ka fituar titullin kampion në Kategorinë e Parë, ku bën pjesë, dy javë para mbylljes së kampionatit. Një sukses simbolik dhe me vlera morale, por që për Dinamon do të thotë shumë në këtë moment.

Akademia blu, e organizuar vitin e kaluar dhe e drejtuar nga Luan Pinari, pritet që në një të ardhme të afërt të jetë një bazë e mirë për Dinamon e madhe. Sinjalet e para janë dhënë. Presidenti Adrian Bardhi e ka një nga përparësitë e tij akademinë e Dinamos dhe synon fort që lojtarët e skuadrës së parë të prodhohen pikërisht aty, në Arbanë.

FESTA E DINAMOS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"