Ecuria fantastike/ 14 ndeshje pa humbje, Veselinoviç si Agostineli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 21:30

Ecuria fantastike/ 14 ndeshje pa humbje, Veselinoviç si Agostineli

Herë me aftësi kolektive, herë falë cilësive individuale e herë me fat, Partizani nuk mposhtet prej 14 ndeshjesh në Kategorinë Superiore, çka përbën një ecuri, të cilën rrallë e kemi ndeshur në më shumë se një dekadë, që nga rikthimi në Superiore në vitin 2013.

Veselinoviç

Në një ndeshje me Abilaliajn në stol e më pas në 13 ndeshje me Veselinoviçin, Partizani nuk ka pësuar asnjë humbje. Në total të kuqtë kanë regjistruar 7 fitore dhe 7 barazime, çka mjafton që ata të ruajnë kreun me dy pikë më shumë se Egnatia ndjekëse, që do të jetë rivali i radhës.

Hera e fundit që Partizani ka regjistruar një ecuri kaq të gjatë pa humbje ka qenë në 2016-ën, vite sezone me parë. Në atë kohë skuadra drejtohej nga Agostineli, i cili mori ekipin në janar dhe për pesë muaj me radhë nuk u mposht, në total në 15 ndeshje. Ai e mbylli serinë pa humbje me 8 fitore dhe 7 barazime dhe. Italiani pasonte Starovën, teksa në fund nuk ia doli për titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"