E veçantë/ Bilbili i Spanjë-Serbi, një histori gjyqtarësh e dashurie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 16:10

E veçantë/ Bilbili i Spanjë-Serbi, një histori gjyqtarësh e dashurie

Daniel Stefanski (Bidgosh, Poloni) do të debutojë sonte në mbrëmje si arbitër në një ndeshje të kombëtares spanjolle. Ai është zgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi ne ndeshjen kundër Serbisë në Kordobë, ku Spanja mund të mbyllë çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, ku është dhe fituese në fuqi.

ev

Gjyqtari polak ka drejtuar më parë klubet spanjolle në kupat e Europës (Betis, Real Sociedad, Sevilja dhe Osasuna), por do ta ketë për herë të parë me kombëtaren iberike. Në shtëpinë e Stefanskit flitet shumë për arbitrimin, pasi edhe bashkëshortja e tij, Karolina Bojar është gjyqtare futbolli. Në fakt, ishte bota e arbitrazhit që nxori në dritë një çift, dasma e të cilëve, në vitin 2020, u kthye në një ngjarje sociale në Poloni.

Më 24 mars 2018, kroatët e Hajdujk Splitit udhëtuan drejt Polonisë për të luajtur një miqësore kundër Gornik Zabërze. Federata polake dërgoi në atë ndeshje Daniel Stefanskin, 39 vjeç. Dhe si asistente, një vajzë të re 20-vjeçare që po rritej në botën e arbitrimit, duke tërhequr vëmendjen edhe për bukurinë e saj. Ishte Karolina Bojar. Nga ajo ndeshje, mes tyre lindi një lidhje që përfundoi me një propozim martese në janar 2020 në Tajlandë, në ishullin Fi Fi dhe në një martesë në tetor të atij viti në një ishull tjetër (Greqi).

Ishte një nga dasmat e vitit në Poloni. E veçanta është se dasma rrezikoi të mos zhvillohej, ku shkak ishte tërmeti që goditi ishullin e Santorinit. E megjithatë dy të dashuruarit nuk ndryshuan plan. Dhjetë minuta pas tërmetit, ata shkruan kapitullin tjetër të historisë së tyre të dashurisë. PROFESIONI – Daniel Stefanski është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2013. Ndeshja e tij e parë ishte në kualifikueset për Kupën e Botës në Brazil mes Hungarisë dhe Andorrës. Në vitin 2015 ai ishte në krye të finales së Kupës së Polinisë mes Leh Poznan dhe Legia Varshavë (1-2).

Karolina (19.9.1997) , e lindur në Krakov, hyri në radarin e FIFA-s në vitin 2015. Një atlete multidisiplinare, ajo u diplomua në programin e Teknologjive të Reja dhe Ligjit të Pronësisë Intelektuale në Universitetin Jagiellonian në Krakov. Ajo mori një diplomë master në drejtësi dhe sport në vitin 2021. Në shtator 2020 ajo debutoi në Kategorinë e Parë Polake të futbollit të femrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"