E urren gjysma e botës, por “Dibu” Martinez meriton duartrokitje për nismën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2023 | 16:16

E urren gjysma e botës, por “Dibu” Martinez meriton duartrokitje për nismën e fundit

Emiliano Martinez është bërë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror falë asaj që dhuroi në Katar 2022. Pritje spektakolare, por edhe sjellje aspak të hijshme që e kanë bërë një emër të urryer për shumëkënd. Megjithatë, veprimi i fundit i portierit të Argjentinës, meriton duartrokitje pasi ka treguar karakterin e tij të vërtetë, përtej asaj që shfaq për publikun.

martinez

Portieri ka nxjerrë në ankand dorashkat e autografuara që ka mbajtur në finalen e Kupës së Botës të fituar nga Argjentina. Një kujtim shumë i veçantë për portierin, por nga i cili ai ka hequr dorë me shumë kënaqësi, pasi të ardhurat nga ankandi, rreth 42 mijë euro, do t’i kalonin repartit të onkologjisë pediatrike të spitalit “Juan Garrahan” në Buenos Aires për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer.

martinez

“Kur Fondacioni Argjentinas i Pediatrisë më kërkoi që të dhuroja dorashkat e mia, nuk hezitova në asnjë moment. Një finale e Kupës së Botës nuk luhet çdo ditë, është speciale. Por është shumë më e rëndësishme të ndihmosh një fëmijë sesa të mbaj dorashkat e mia në një kuti në shtëpi”, ishin fjalët e Martinez pasi bëri këtë dhuratë të veçantë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"