“E shitët, e shitët”/ Tifozët e klubit të Kategorisë së Parë akuzojnë, reagon trajneri: Dua të siguroj këdo që…
Tomori zhgënjen në shtëpi, munden 0-2 nga Luzi 2008. Edhe pse kishin premtuar me të madhe që do të tentonin vendin e 4-t, e humbën këtë shans. Dhe në fund si “përshëndetje” skuadra mori nga tifozëria thirrjet “E shitët, e shitët”!? Ky trepikësh ishte më shumë se i çmuar për kavajasit, që i largohen zonës “play out”.
Klodian Arbëri mendon që ishte një ditë “jo” dhe me forcë mohon që të kenë shitur ndeshjen. Trajneri i Tomorit, u shpreh:
“Nuk ishte dita jonë dhe për pasojë kemi pësuar humbje. Kjo erdhi edhe për meritë të kundërshtarit, pavarësisht se kemi vënë nën presion me rastet e shumta. Thirrjet e tifozërisë për shitje? Dua të siguroj këdo që ne nuk shesim ndeshje, thjesht nuk ka qenë dita jonë, dhe humbja është pjesë e lojës”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"