“E quaj veten rrogozhinas, kam ardhur 19 vjeç në Shqipëri. Njerëzit më marrin në shtëpi”. Xhoel: Më thërrasin Kamavinga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2024 | 14:17

“E quaj veten rrogozhinas, kam ardhur 19 vjeç në Shqipëri. Njerëzit më marrin në shtëpi”. Xhoel: Më thërrasin Kamavinga

Egnatia, pas 3 tro fesh të fituar bren da dy vitesh në futbollin shqiptar, kërkon të bëjë histori edhe në Europë. Rrogozhinasit kanë fituar ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës, duke mundur 0-1 Vikingurin në Islandë, me gol të shënuar nga Xhoel Dokure.

XHOEL

Kampionët në fuqi të Shqipërisë konfirmuan se janë një skuadër me stabilitet, ku përtej ndryshimeve, sërish marrin rezultate të kënaqshme. Xhoel ka mbërritur 19 vjeç tek Egnatia dhe pas 2 sezonesh po tregon cilësitë e tij. Ai është lojtari i momentit dhe me golat që ka shënuar po frymëzon rrogozhinasit në sfidat europiane. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili firmosi suksesin në Reikjavik kundër Vikingurit, shprehet i lumtur që më në fund po bëhet protagonist me fanellën e Egnatias.

Xhoel, tani po luani si titullar dhe keni shënuar 2 gola në 3 ndeshje në Europë. Si ndiheni?

Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin tim të fitonte atë takim shumë të rëndësishëm në Islandë. E kisha ëndërruar të luaja në këto nivele dhe po e shijoj shumë këtë moment. Nuk ka fjetur gjumë nga gëzimi që kisha, pasi e vuajta jo pak eliminim në Ligën e Kampionëve me penallti kundër Borac.

E kishit menduar se do të ishit vendimtar për fanellën e Egnatias?

Të jem i sinqertë, besoj shumë te vetja dhe sa herë më është dashur të jap kontributin tim, jam përpjekur të bëj maksimumin në fushë. Nuk më ka munguar besimi i trajnerit, presidentit dhe shokëve të skuadrës dhe për mua që jam i ri kjo ka shumë rëndësi. Me këtë harmoni që ne kemi në klub, gjithsecili e ka të lehtë të gjejë veten. Është një moment që duhet ta shfrytëzoj për të shpërblyer besimin e klubit.

Çfarë ju thanë shokët e skuadrës, trajneri apo presidenti pas ndeshjes?

Të gjithë më përqafuan, më falënderuan dhe u ndjeva njeriu më i lumtur në botë. Në skuadër me përkëdheli më thërrasin “Kamavinga”, sepse i ngjaj nga pamja dhe vrapimi në fushë lojtarit francez të Realit. Ah sa do doja të mbërrija në ato nivele, megjithatë dua të jem “Kamavinga” i futbollit shqiptar këtë sezon (qesh).

JOEL

Pas triumfit në transfertë kundër Vikingurit, sa shanse ka Egnatia për t’u kualifikuar?

Kemi arritur një fitore të rëndësishme. Kur e arrin fitoren në transfertë merr një tjetër rëndësi. Megjithatë, kemi ende shumë punë për të bërë, pasi janë edhe 90 minuta për t’u luajtur. Do të na duhet përqendrim maksimal, sepse Vikinguri është një ekip që meriton shumë respekt. Ne kemi një ekip me cilësi dhe natyrisht kemi shanset tona për të kaluar në turin tjetër.

Cilat janë prioritetet që i keni vendosur vetes për këtë sezon?

Dëshiroj shumë të kem vazhdimësi, pasi nëse do të jem mirë fizikisht do kem mundësinë të tregoj cilësitë që disponoj. Shpresoj të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste dhe si titullarit të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm, duke filluar me Superkupën e Shqipërisë, i vetmi trofe që i mungon Egnatias.

Cili është idhulli juaj dhe mesazhi që keni për tifozët e skuadrës rrogozhinase?

Lojtari nga i cili jam frymëzuar të luaj futboll është Kristisno Ronaldo. Portugezi është modeli më i shkëlqyer se si duhet të punosh për të arritur majat në këtë sport. Sa për tifozët, u them që “djali juaj” do të bëj gjithçka që së bashku të festojmë momente të bukura. Unë e quaj veten rrogozhinas, pasi kam ardhur 19 vjeç në Shqipëri. Njerëzit këtu më marrin në shtëpitë e tyre për të biseduar, ndërkohë të shumtë janë ata, me të cilët konsumoj kafe apo rri gjatë kohës së lirë.

ISA HALILI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"