E njëjta situatë me Uzunin, fati i lojtarit të Kombëtares në dorën e një… argjentinasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 21:16

E njëjta situatë me Uzunin, fati i lojtarit të Kombëtares në dorën e një… argjentinasi

Myrto Uzuni përflitet për një kalim te Austin në Amerikë. Për këtë sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka zbritur në stërvitje, ndërsa paga te Granada është treguar po ashtu si një faktor.

Myrto-Uzuni-me-Kombetaren-850x450

Largimi i Uzunit me shumë gjasa do të finalizohet, pasi dhe klubi i Austin të mbyllë një çështje të ngjashme. Bëhet fjalë për Sebastian Driusi, 28-vjeçarin që kërkon me çdo kusht largimin dhe nuk pranon të stërvitet.

Driusi ka si dëshirë River Plejt në Argjentinë, ndërsa te Estudiantes janë gati të afrojnë rreth 10 milionë euro. Një shifër e përafërt tregohet të jetë ajo çfarë pret Granada nga shitja e Uzunit.

Ky i fundit do të përfitonte një pagë rreth 2 milionë euro në aventurën e re, siç raportohet nga Spanja. Në rast se finalizohet shitja e argjentinasit Driusi nga Austin, atëherë hapet dhe drita jeshile për transferimin e Uzunit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"