Postuar: Gusht 5, 2024 | 21:09
E mbani mend Izair Eminin? Ish-sulmuesi i Kukësit merr postin e rëndësishëm te… Besa
Pas disa muajve bisedime, ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini dhe drejtuesit e Besës së Dobërdollit kanë rënë dakord që ish-kapiteni i kësaj skuadre, që ndryshe njihet edhe si njeriu kampion, të marrë postin e përgjegjësit në departamentin e sportit te klubi që militon në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Emini te skuadra nga Dobërdolli kishte mbyllur karrierën e tij si futbollistë profesionistë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngjitjen e Besës në Ligën e Parë, aty ku numëron plotë 192 ndeshje, 75 gola dhe 15 asistime.
Kujtojmë që ish-sulmuesi spikati edhe me Kukësit në elitën e futbollit shqiptar, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"