E konfirmon Reali, mbrojtësi mbyll vitin për shkak dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 13:13

E konfirmon Reali, mbrojtësi mbyll vitin për shkak dëmtimi

Real Madrid ka konfirmuar se testet mjekësore kanë zbuluar se Ferland Mendi duhet të rikuperohet nga dëmtimi. Mbrojtësi ka mbyllur kështu vitin, pasi do t’i duhen të paktën 3 javë për rikuperimin.

real madrid

Kujtojmë se Mendi luajti titullar dje kundër Zhironës, ndërsa madrilën fituan me rezultatin 0 me 3. Mbrojtësi u zëvendësua në minutën e 81-të, kur rezultati ishte vulosur.

Garsia mori vendin e tij, ndërsa madrilenët tashmë ndodhen dy pikë larg Barcelonës, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"