Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 20:32
E konfirmon Kompani para ndeshjes në Ligën e Kampioneve, Manuel Nojer mbyll vitin me Bajernin
Manuel Nojer do t’i mungojë Bajernit në ndeshjet e mbetura të këtij viti, për shkak se ka brinjë të thyer.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i bavarezëve, Vinsent Kompani para ndeshjes me Shaktar Donetsk në Champions.
“Ka krisur brinjën. Me shumë mundësi nuk do të luajë sërish këtë vit. E rëndësishme tani është që të shërohet. Më pas ta kemi sërish të gatshëm Manun në janar”, u shpreh Kompani në konferencë për shtyp.
38-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampioneve këtë sezon, ndërsa tri herë e ka mbajtur portën e paprekur. Në dy takimet e tjera ka pësuar pesë gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"