“E ka mendjen te Champions me Partizanin”, gruaja e “emigrantit” Kolela: I kishin thënë që do vuante si trajner, asgjë nuk e bind të kthehet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 20:36

“E ka mendjen te Champions me Partizanin”, gruaja e “emigrantit” Kolela: I kishin thënë që do vuante si trajner, asgjë nuk e bind të kthehet në Itali

Xhovani Kolela padyshim ka arritur suksesin më të madh të karrierës së tij këtë vit, duke u shpallur kampion me Partizanin. Trajneri italian ia doli pas një gare të vështirë, duke gëzuar tifozët e shumtë të Partizanit dhe në planet e tij është që të vazhdojë të drejtojë të kuqtë, siç shpjegon edhe gruaja e tij, Luisela Skiavinato.

kolela familja

Ajo ka qëndruar në Itali, ku punon në një pastiçeri dhe tregon se si është përjetuar në familje ky sukses i bashkëshortit të saj “në emigracion” në Shqipëri.

“Ishte një fitore e vuajtur deri në fund. Ka gjithë jetën që ndjek punën dhe pasionin e tij, dy muaj më parë u shpall edhe trajneri i muajit në kampionat, ndaj kishte edhe kënaqësi në nivelin personal”, shpjegoi ajo në një intervistë për “La Tribuna di Treviso”, ku zbuloi edhe si kishte nisur historia me Partizanin.

Ai ishte telefonuar në mesnatë nga Elton Marini, ish-lojtari tij dhe në atë periudhë drejtori sportiv i Partizanit. “Atë ditë u zgjova në mëngjes herët për të shkuar në punë, ai më tha që do të nisej për në Shqipëri për të dëgjuar propozimin e klubit. Xhovani dhe djali ynë, Alesandro, kanë ditëlindjen me pak ditë distancë dhe atë darkë do të dilnim me miqtë për të festuar. Ai e kishte marrë këtë telefonatë pak orë më parë, kur po flinim, dhe iku me shpejtësi drejt Shqipërisë për takimin. U kthye një ditë më vonë dhe na tha që do të nisej drejt Tiranës për të trajnuar atje”, tha Luisela.

“Kur bëri kursin në Koverçano për të marrë licencën e trajnerit, u njoh me Romeo Beneti (ish-futbollist i viteve ’70-’80 të Juventusit dhe kombëtares italiane) i cili e vlerësoi shumë për aftësitë e tij, por i tha se do të vuante shumë dhe të jetonte duke drejtuar për shkak të karrierës së tij modeste në fushë si futbollist. Ai e nisi nga zero dhe ia doli të bënte trajnerin për merita të tij, për mua është një kënaqësi shumë e madhe ta shoh sot si fitues të një kampionati.

Tani do të shkojmë për 10 ditë me pushime ne Portugali, por Xhovani e ka që tani mendjen te kualifikueset e Ligës ë Kampioneve që do të luajë me Partizanin në javët e ardhshme. Do të jetë hera e parë e tij në një kompeticion europian, është shumë i emocionuar. Dëshiron që të shkëputet pak këto ditë, por jam e sigurt që nuk do ta bëjë. Djali e përditëson ende me situatën e futbollit lokal, por për momentin ai është i lumtur në Shqipëri dhe nuk ka ende asgjë përpara tij në tavolinë që ta bindë të kthehet. Padyshim, ta kisha përsëri pranë në shtëpi do të më ndihmonte”, u shpreh gruaja e trajnerit të Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"