“E gjithë vëmendja ka qenë te Laçi”, Hila: Ekipet janë si përgjumësh, ndikon “Final Four”
Ardit Hila ka qenë një nga pikat kyçe të Tiranës këtë sezon. Mesfushori bardheblu u shpreh përpara mediave se skuadra e ka përgatitur më së mirë ndeshjen e nesërme me Laçin dhe se shpreson që në fund ekipi i tij të marrë tre pikët.
“Vijmë nga një ndeshje që e humbëm me Erzenin dhe jemi përgatitur maksimalisht. Kohën e duhur e kemi pasur. E gjithë vëmendja ka qenë te Laçi. Shpresoj që ta fitojmë.
Atmosfera është shumë e mirë. Me lojtarët jemi njohur më shumë, sepse siç e dini kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe shpresojmë që të bëjmë më mirë në të ardhmen.
Kam pasur minuta më shumë dhe jam ambientuar më mirë, sepse siç e dini në fillim nuk kam luajtur shumë. Pastaj u ambientova dhe me ekipin, sepse isha lojtar i ri siç erdha vjet. U ambientova me ekipin, me shokët e skuadrës. Pastaj goli është çështje ekipore.
Duke parë të gjitha ndeshjet mendoj se ekipet janë pak si përgjumësh. Mendoj se ndikon kjo “Final Four” sepse ekipet e kanë mendjen që ka dhe dy-tre faza të tjera deri në fund, pastaj janë dy-tre ndeshje në fund”, tha Hila.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"