“E dinim që mund t’i shënonim dhe t’i mundnim”, Brdariç pas humbjes përballë Dinamos: Padyshim që do të ketë ndryshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 22:22

“E dinim që mund t’i shënonim dhe t’i mundnim”, Brdariç pas humbjes përballë Dinamos: Padyshim që do të ketë ndryshime

Thomas Brdariç ka qenë i pakënaqur me humbjen e skuadrës së Vllaznisë përballë Dinamos. AI bëri të qartë se do kishte ndryshime në të ardhmen, pasi të analizohej situata e kësaj ndeshje.

bandicam 2024-12-04 21-59-50-444

“Ne bëmë presing shumë të lartë në fillim dhe nuk përfituam avantazh nga kjo mënyrë loje. Në minutat e parë ishte mirë, mendova se ishim në lojë, se kur fiton presingun fiton besim. Ne gabuam në tre rivënie anësore që sollën gola. Kjo është shumë e thjeshtë, dhe kur e lejon kundërshtarin me topa të humbur si sot, nuk mund të fitosh ndaj asnjë ekipi. E dimë që Dinamo ka ekip të mirë dhe e dimë që mund të fitojmë ndaj tyre, por nuk mund të bëjmë këto gabime kaq të lehta. E dimë që mund të shënojmë dhe në 10 minutat e fundit e treguam fytyrën tonë të vërtetë, që besojmë se mund të shënojmë. Por në fund ishte shumë vonë dhe më vjen keq për performancën, për tifozët, se e dimë se mund të bëjmë më mirë se kaq.

Duhet të bëjmë disa ndryshime, kjo është e qartë. Por do u japim lojtarëve mundësi, nuk jemi perfekt në balancë pa Krymin e Gurishtën, do u japim mundësinë lojtarëve që të tregojnë perfomanca e të na bindin në rrugën tonë. Por duhet të flasim e analizojmë ndeshjen, çfarë të bëjmë në ndeshjen tjetër që vjen shumë shpejt. Jemi shumë të mërzitur sot, por duhet të ulemi më këmbë në tokë, por nga nesër të çohemi përsëri dhe të tregojmë fytyrën tonë.

Kur bën presing të lartë, ti e shtyn kundërshtarin që të bëjë gabime, ata na shpërqendruan pak në mesfushë. Duhet të kemi një pozicion më të mirë, në mbrojtje dhe në linjat mes topit dhe portës, nuk mbyllëm linjën në disa situata dhe u shpërqendruam duke hapur hapësira. Duhet të bëjmë më mirë kur të bëjmë përsëri presing të lartë.

Varet nga shumë gjëra pse ndryshuam në fund. Ishte qasje, apo lojtarët e lodhur, ne besuam deri në fund se mund të ndryshonim rezultatin edhe pse 0-3. Kur sheh në 2-3 minutat e fundit q kishim mundësi, të paktën të merrnim barazim. Duhet të jemi sa më të qetë, kjo është ajo që besuam që deri në fund mund të kthejmë rezultate mjaft të këqija. Kur mundohemi të ndryshojmë, sidomos në aspektin taktit, duket edhe të shkundim pak situatën si kemi pësuar golat sot, është edhe psikologjike. Si u kthyem, ka të bëjë me mentalitetin që kemi, për fat të keq ishte shumë vonë. Pasi pësuam golin e parë dhe deri i treti, nuk ishim mirë mjaftueshëm, por duhet të tregojmë një fytyre tjetër, të mos humbim topin, fitojmë duelin. E dimë që mund të shënojmë. Nuk ishte objektivi ynë kjo performancë e sotme.

Bekimi është një ludtëtar, një lider, është numri 9 më i mirë në kampionat. Nuk arrij ta krahasoj vetëm kur shënon. Ai jeton me krosime që merr nga Gurishta, nga Jago apo krahët. Për fat të keq në ndeshjet e fundit, krosimet nuk ishin në fushë të mirë, apo sot nuk ishim në mundësi për të nxjerrë Balajn në pozicion. Nëse do të ishte në pozicion, do të ishte i rrezikshëm ndaj krosimet duhet të kenë një saktësi më të mirë në zonë”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"