E çuditshme, por e vërtetë/ Herri Meguajër zgjidhet lojtari më i mirë në Premier Ligë për muajin nëntor
E çuditshme, por e vërtetë! Qendërmbrojtësi anglez, Herri Meguajër, i cili para tetorit nuk ishte titullar as edhe një herë është zgjedhur lojtari më i mirë për muajin nëntor në Premier Ligë.
Mbrojtësi startoi si titullar në tre fitoret e Mançester Junajtid, në nëntor, kundër Fulham, Luton dhe Everton. Në të gjitha, “Djajtë e Kuq”, mbajtën portën e pastër, teksa 30-vjeçari arriti të fitonte më shumë vota se Doku i Sitit, Gordon i Njukasëll dhe Stërling i Çelsit.
Është hera e parë që Meguajër e fiton këtë çmim dhe hera e parë që nga Markus Rashford, në shkurt të këtij viti, që një futbollist i Mançester Juanjtid e fiton këtë çmim.
? Harry Maguire is the Premier League Player of the Month for November. pic.twitter.com/gV9VBGPAPN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 6, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"