Postuar: Gusht 8, 2024 | 21:36
E BUJSHME/ Shkëndija rikthen golashënuesin më të mirë të historisë
Rikthim i bujshëm te Shkëndija! Besart Ibraimi ka mbyllur aventurën me kampionët e Strugës, duke u zyrtarizuar te Shkëndija.
Ibraimi kthehet pas tre viteve, pasi në periudhën 2015-2021, për 6 vite ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën më të suksesshme të klubit, derisa zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, por edhe në gjithë historinë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
“Jam shumë i lumtur që po i ribashkohem Shkëndijës dhe pres me padurim të kontribuoj për këtë klub të madh,” ka thënë ai gjatë nënshkrimit të kontratës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"