E bujshme nga Italia, Kulibali i ofrohet Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 20:25

E bujshme nga Italia, Kulibali i ofrohet Juventusit

Një lajm i bujshëm është publikuar ditët e fundit në mediat italiane sa i përket merkatos së Juventusit. Kalidu Kulibali është gati të rikthehet në Europë dhe dëshiron ta bëjë këtë gjë me Juventusin. Në Itali po flitet se agjenti i ish-mbrojtësit të Napolit, Fali Ramadani ka folur me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për mundësinë e një transferimi në Torino.

SSC Napoli vs Juventus FC

Dera është e hapur për të, por te Juventusi po marrin kohën e nevojshme, pasi duan të investojnë te një mbrojtës i ri dhe jo te Kulibali.

Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në Itali, madje ka qenë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm, por transferimi në Arabi ka bërë që të “harrohet” nga klubet e tjera. Tashmë Xhuntoli dhe Mota po shqyrtojnë opsionin për të sjellë në Torino Kulibalinë, duke parë se janë edhe në një situatë emergjence.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"