E bujshme nga Italia, Juventusi kërkon të “rrëmbejë” yllin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 10:19

E bujshme nga Italia, Juventusi kërkon të “rrëmbejë” yllin e Milanit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane ditën e sotme. Bëhet fjalë për portierin e Milanit, Xhixho Donaruma.

donaruma

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Juventusi po planifikon që të rrëmbejë në merkaton e verës gardianin italian që ka edhe 19 muaj kontratë me kuqezinjtë. Kampionët e Italisë, pritet t’i ofrojnë Milanit një mes Ruganit dhe Demiral si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

donaruma

Kujtojmë që Donaruma ishte pranë kalimit te Juventusi edhe në vitin 2016 kur deshi të largohej nga Milani, por transferimi dështoi në momentet e fundit, teksa gardiani rinovoi mes polemikash.

buffon-donnarumma-milan-juventus-ottobre-2017

Gjasat janë të mëdha që në sezonet e ardhshme, Donaruma të veshë fanellën e kampionëve të Italisë, duke zëvendësuar kështu Sheznin, i cili është 9 vite më i vjetër se Xhixho.

gazzetta-dello-sport-cover_b9zzkg8mqbyu192gmva8d9u12-

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"