Dy rikthime dhe një shqetësim, si paraqitet situata tek Dinamo
Për ndeshjen e sotme me Skënderbeun, në formacionin e Dinamos do të rikthehet Lorenco Vila, i cili mungoi në Laç për shkak se kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Kthehet po ashtu edhe mesfushori Klevi Qefalija, që u la jashtë për ndeshjen e fundit për shkak të gjendjes fizike. Mesfushori do të jetë i disponueshëm në Korçë, edhe pse nuk është në 100% të tij.
Në anën tjetër, te Dinamo ka mungesa të sigurta, siç është ajo e Kaçorrit të skualifikuar, por edhe shqetësime nga gjendja e dy titullarëve, Denisonit dhe Andonit. Për brazilianin ka më pak shanse aktivizimi, sepse dëmtimi i tij është më serioz. Shqetësime ka pasur edhe Fatjon Andoni, por me shumë mundësi mesfushori me eksperiencë pritet që të shtrëngojë dhëmbët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"