Dy disfata me goleadë dhe barazimi ndaj modestëve të Andorrës, mesjava e tmerrshme e Kombëtareve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 10:34

Dy disfata me goleadë dhe barazimi ndaj modestëve të Andorrës, mesjava e tmerrshme e Kombëtareve

Shqipëria ka një kalendar të ngjeshur me të gjitha ekipet e saj kombëtare. Dje luajti Kombëtarja A, e cila mori një barazim dëshpërues ndaj Andorrës me rezultatin 2-2. 

Balaj vs Andorra

Një ndër ndeshjet e lehta në letër nuk përfundoi siç duhet, me kundërshtarin që nuk kishte shënuar në transfertë zyrtare që nga viti 2010. Një ditë më parë, të mërkurën, ekipet U-17 dhe U-19 kanë pësuar humbje drastike në ndeshjet e para kualifikuese.

17-vjeçarët kanë pësuar disfatë ndaj Portugalisë me rezultatin 4-0. Më tej, ekipi U-19 u mposht thellë 5-1 nga Greqia. Bilanc tejet dramatik i kuqezinjve në mesjavë.

tabela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"