Dukej e kryer te Milani, klubi gjerman po u rrëmben kuqezinjve objektivin e merkatos për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 21:52

Dukej e kryer te Milani, klubi gjerman po u rrëmben kuqezinjve objektivin e merkatos për sulmuesin

Milani ka piketuar Markus Rashford si përforcimin e janarit për sulmin e skuadrës italiane e cila po vuan shpesh mungesën e një golashënuesi të mirëfilltë. Lojtari nuk dëshiron të vazhdojë më karrierën te Mançester Junajtid dhe e ka shprehur hapur dëshirën për të ndërruar ambient.

RASHFORD 1

Kuqezinjtë e ndiqnin me interes dhe vetë Zlatan Ibrahimoviç ka pohuar pëlqimin që ka për lojtarin të cilin e ka parë të rritet në vitet ë tij te “djajtë e kuq”. Por tani ka dalë në skenë një tjetër skuadër, e cila është gati të rrëmbejë sulmuesin.

Ndërsa Barcelona është në pritje të mësojë nëse përmbush parametrat financiarë të La Liga për të firmosur me Rashford, një hap para ka bërë Borusia Dortmund. Kjo e fundit ka nisur negociatat si me klubin anglez, ashtu edhe me vetë lojtarin, për të bërë të mundur sa më shpejt një transferim të tij në Bundesligë, ku do të ndiqte gjurmët e partnerit të sulmit në radhët e Anglisë, Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"