Duka, në Burrel: Tapet të ri për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2012 | 11:49

Duka, në Burrel: Tapet të ri për stadiumin

Stadiumi “Liri Ballabani” i Burrelit do të pësojë ndryshime të mëdha vitin e ardhshëm. Ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Burrelit u zhvillua një takim mes kryetares së kësaj bashkie, Adelina Farrici, dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i qarkut Dibër, Qemal Minxhozi. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes këtyre dy institucioneve, së shpejti do të nisë zbatimi i projektit për zëvendësimin e tapetit të fushës së këtij stadiumi dhe do të bëhen përmirësime të tjera në infrastrukturë. Për këtë çështje, kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, do të shprehej: “Kemi nisur një urë bashkëpunimi me federatën dhe do ta mbajmë edhe në vazhdim. Deri tani nevojat e futbollit në Burrel mbeten në vendosjen e një tapeti të ri dhe disa punimeve të tjera”. Ndërsa presidenti Duka vuri theksin se prej kohësh Federata Shqiptare e Futbollit i ka hedhur sytë nga stadiumi i Burrelit për investime.
Andi Meta