Duka, i duruar: Do të vijë edhe momenti im te Vora
Vora vijon përgatitjet me intensitet për dy ndeshjet e javës që vjen, fillimisht në Kupë ndaj Gramshit dhe më pas me Lushnjën në kampionat. Trajneri Bellai kërkon të provojë në takimin e Kupës kundër Gramshit disa alternativa të reja, lojtarë që kanë pasur më pak hapësira dhe njëri prej tyre është edhe mbrojtësi Nikolin Duka.
“Ndeshja kundër Kastriotit ishte nga më të mira që kemi zhvilluar deri tani. Mendoj se Vora e ka nisur mirë sezonin e ri, përveç humbjes së harruar kundër Flamurtarit. Fakti që Vora ka pësuar pak gola (4), tregon se kemi një mbrojtje të pakalueshme. Unë jam aktivizuar vetëm në një ndeshje, por jam nga të fundit e afrimeve të merkatos së verës. Ende nuk kam gjetur hapësirën e nevojshme, pasi ky sektor është i blinduar.
Gjithsesi, kjo nuk më bën pesimist pasi kampionati është i gjatë dhe jo më kot janë afruar nga dy lojtarë për çdo rol. Synimet e Vorës në Kupë janë për kualifikim dhe mendoj se nuk do ta kemi të vështirë me Gramshin, jo vetëm pse luajmë në fushën tonë, por është edhe një synim për të rrugëtuar sa më gjatë në këtë kompeticion.
Besoj se kualifikimi në Kupë do të jetë më i lehtë se në ndeshjen e kampionatit, kundër Lushnjës”, u shpreh mbrojtësi Nikolin Duka.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"