Dueli në Tiranë, presidenti i Federatës Çeke paralajmëron lojtarët: E përjetuam një vit më parë sa e vështirë është në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 20:26

Dueli në Tiranë, presidenti i Federatës Çeke paralajmëron lojtarët: E përjetuam një vit më parë sa e vështirë është në Shqipëri

Çekia bëhet gati të kthehet pas një viti në Tiranë, ku për këtë ekip ka kujtime mjaft të hidhura. Një vit më parë, në kualifikueset e Euro 2024, kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3-0 në “Air Albania” duke i hapur rrugë kualifikimit të skuadrës së drejtuar nga Silvinjo për në Kampionatin Europian.

asdasdsadasdasdsadasd

Pikërisht këtë moment u ka kujtuar sot presidenti i Federatës Çeke, Petr Fushek, lojtarëve të kësaj përfaqësueseje, në vizitën në ditën e parë të grumbullimit të ekipit i cili aktualisht kryeson grupin në Ligën e Kombeve.

“Është e shkëlqyer që pas një starti me lëkundje, skuadra e mori veten dhe tani kemi situatën në duart tona. Do të jetë e vështirë në Shqipëri, ne e kemi përjetuar këtë një vit më parë. Pastaj në shtëpi do të luajmë me Gjeorgjinë në një stadium në Olomuc ku janë shitur të gjithë biletat.

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për çfarë po luajmë, janë në lojë ngjitja në grupin e skuadrave elitare në Ligën e Kombeve si dhe hapa drejt kualifikimit në Kupën e Botës”., tha ai në fjalimin para futbollistëve, duke u kujtuar vështirësitë me të cilat do të përballeshin, por edhe objektivat madhorë për të cilët luanin në ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"