Dueli ndaj Apolonisë, Turbina përgatit… “bunkerin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 14:19

Dueli ndaj Apolonisë, Turbina përgatit… “bunkerin”

Me një seancë që zgjati afro 60 minuta, Turbina ka mbyllur zyrtarisht përgatitjet anti-Apolonia.

Turbina

Cërrikasit kanë një mision, ndonëse e dinë që do nuk do ta kenë të thjeshtë ta realizojnë. Ata duan të përsërisin miqësoren e verës, kur mundën fierakët në mes të Fierit.

E megjithatë, as barazimit nuk do t’i thoshin “jo”. Është ky shkaku që gjatë stërvitjeve të javës është punuar më së shumti me mbrojtjen dhe gjasat janë që sot të përgatiten për “mur”.

Lojtarët e prapavijës janë porositur që të jenë të mirëvendosur në fushë dhe mbi të gjitha të kujdesshëm. Pritshmëri ka sigurisht edhe për nga ofensiva, që duhet të jetë e vëmendshme për të shfrytëzuar çdo mundësi kundërsulmi.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"