Dueli i kthimit ndaj Partizanit, Iberia ruan titullarët dhe eliminohet nga Kupa
Ndryshe nga Partizani, që ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen e kthimit, Iberisë i është dashur të luajë dje në Kupën e Gjeorgjisë.
Skuadra e Levan Korghalidze u eliminua nga Kupa e Gjeorgjisë në duelin kundër Dinamo Tbilisit. Ndeshja e vlefshme për raundin e të 16-ave u mbyll me shifrat 1-2 në favor të Dinamos, që përparon më tej. Golin për Iberian e shënoi Saba Mamatsashvili, i cili ishte titullar në ndeshjen kundër Partizanit. Duhet thënë se Iberia luajti në këtë betejë pa plot pesë lojtarë të 11-shes startuese kundër Partizanit.
Jgerenaia, Jinjolava, Nonikashvili, G.Mamageishvili dhe Sila nuk ishin pjesë e formacionit startues kundër Dinamo Tbilisit. Në njëfarë mënyre gjeorgjianët kanë vendosur të sakrifikojnë Kupën për të shkuar në formën e duhur kundër Partizanit të enjten në Elbasan në orën 20:00. Tashmë i gjithë fokusi i Iberias spostohet te ndeshja me Partizanin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"