Postuar: Gusht 10, 2024 | 13:55
Dudaev nuk ia del! Mundësi që përfaqëson Shqipërinë eliminohet në çerekfinale, por ka edhe një shans për… medalje
Ëndrra për të artë ose të argjendtë në “Paris 2024” për Dudaev është shuar në çerekfinale. Mundësi i stilit të lirë për peshat deri në 65 kg humbi me shifrat 11-0 përballë mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.
Tashmë, i vetmi sportist që përfaqëson Shqipërinë i mbetur në garë, është Chermen Valiev. Mundësi kuqezi do të përballet me atë nga Taxhikistani, Viktor Rassadin në garën për medalje bronzi.
Gjithsesi, Dudaev mund të rizgjihet në garë për vendet 3-5 nëse rivali i tij nga Irani shkon në finale. Pra mundësi ynë shpreson tek fitorja e iranianit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"