“Dua të asistoj dhe shënoj gol si Modriç”, Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren, kërkojmë fitoren kundër Çekisë
Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Mendon se do të kesh minuta? – A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje.
Sa i gatshëm je për t’u futur në lojë? – Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje.
Si është marrëdhënia me pjesën tjetër të ekipit? – Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nese do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre.
Grumbullimi i dytë me Kombëtaren, na trego pak emocionet – Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik.
Si e shikon të ardhmen tënde brenda Kombëtares? – Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren.
Krahasimi me Luka Modriç dhe idhulli shqiptar – Modriçin e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani.
Ndaj Çekisë, do të donit të shënonit si Modriç apo të shënonit si ai? – Do të doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"