Drejtuesit e Milanit janë të bindur: I dimë rregullat, do të luajmë në “Europa League”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 11:04

Drejtuesit e Milanit janë të bindur: I dimë rregullat, do të luajmë në “Europa League”

Milani po bën përpjekjet e fundit për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që klubi tjetër nën pronësinë e drejtuesve të Milanit, Tuluz ia ka dalë të sigurojë një biletë për në Ligën e Europës.

milan

Skuadra franceze arriti të fitonte Kupën e Francës dhe në media u aludua se do të ketë probleme për pjesëmarrjen e tyre në Europë. Kjo vjen si pasojë e drejtuesve pasi “RedBird” është njëkohësisht aksionere madhore në klubin e Milanit dhe rregullorja thotë që nuk mund të luajnë dy skuadra nga i njëjti drejtues në një kompeticion europian ose në kompeticione të ngjashme.

Megjithatë drejtuesit janë të bindur se Tuluz do të luajë në Europa League. Duke qenë se Seria A renditet më lart, në rrezik ishte Tuluz por ata shprehen se i kanë marrë masat për diçka të tillë dhe nuk prisnin që të merrej vesh nga mediat.

“Nuk ka problem asnjë problem për të marrë pjesë në Ligën e Europës. Kushdo që drejton klubin e ka marrë këtë dosje në dorë prej disa kohësh. A mendoni se kemi pritur të dëgjonim nga gazetat para se të fillonim punën? Sigurisht që jo. Ne u angazhuam dhe Damien Komoli na siguroi të shtunën në mbrëmje në zonën mikse se vitin e ardhshëm do të luajmë në Europa League.

Nuk kemi dyshime, po përgatitemi për shortin e Monakos. Ne i dimë rregullat, i zbatojmë ato, i kemi dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë licencën tonë UEFA. Nëse ata kanë ndonjë pyetje, ne do t’u përgjigjemi. Në asnjë moment nuk ka problem”, u shpreh Oliver Jubert, menaxheri i përgjithshëm i Tuluz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"