Drejtori i Shkumbinit u përgjigjet akuzave të pogradecarëve, Suta: Do ta mësoni për kë luajmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 23:58

Drejtori i Shkumbinit u përgjigjet akuzave të pogradecarëve, Suta: Do ta mësoni për kë luajmë

Pas barazimit 2-2 ndaj Pogradecit, drejtori sportiv i Shkumbinit, Anxhelo Suta, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” iu përgjigj akuzave të pogradecarëve: “Ne patëm një tërheqje nga fusha për shkak të vendimeve të gjyqtarit, pasi penalltia e dytë ishte e dyshimtë.

shkumbin

Vinim si të barabartë kundër Pogradecit dhe për të fituar. Dy herë kaluam në avantazh dhe për Pogradecin ishte vetëm ajo mënyrë që i dha gjyqtari. Ndoshta ashtu e mendoi dhe veproi. Nikaj deklaroi që Shkumbini luan për të tjerët? Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse Shkumbini ka një president që ka investuar shumë nga xhepi i vetë. Matematika na e lejon luftën për vendin e parë duke parë se rivalët i presim në shtëpi, vetëm Pogradecin kishim jashtë.

Ne luajmë për ata tifozë që kishin ardhur të na mbështesnin edhe në Pogradec dhe i falënderoj. Kampionati është i gjatë dhe Nikaj do ta kuptojë rrugës se ne luajmë për veten tonë apo për dikë tjetër. Nëse do të fitonim,  çdo gjë më vonë do ta kishim vetë në dorë duke parë edhe kalendarin. Shkumbini ka aleancë vetëm veten dhe askënd tjetër”.

REDI DANDALLAKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"