Drejt Tropojës për të ruajtur kreun e renditjes, Ntepe karikon Vorën para Valbonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 14:40

Drejt Tropojës për të ruajtur kreun e renditjes, Ntepe karikon Vorën para Valbonës

Vora do të udhëtojë këtë javë drejt Tropojës, me synimin e vetëm: marrjen e trepikëshit dhe ruajtjen e vendit të parë, si dhe vazhdimin e rrugës drejt Superiores. Franklin Ntepe është një nga futbollistët me eksperiencë në radhët e Vorës, pasi nigeriani e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi luan këtu prej 8 sezonesh.

vora

Për “Panorama Sport”, 31-vjeçari u shpreh kështu në lidhje me ndeshjen e radhës me Valbonën në transfertë. “Në Tropojë shkojmë vetëm për fitore. Ne e shohim këtë ndeshje si një duel që duhet fituar, pasi pozicioni ynë për të mbyllur vitin në vendin e parë e kërkon këtë. E dimë shumë mirë se kush është Valbona, pasi e kemi pasur shumë të vështirë që të fitonim kundër tyre edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Vorë. Kam respekt për Valbonën, sidomos për bukuritë natyrore që ofron Tropoja”. Në këtë transfertë Vora pritet që të ketë edhe përkrahjen e tifozërisë vorake.

Lojtari i 12-të që e frymëzon vazhdimisht në çdo ndeshje, janë grupimi “Ultras Vora”. Ato po përgatiten për udhëtimin e gjatë drejt Tropojës, ku mund të jetë një numër i konsiderueshëm për të qenë prezent në këtë takim. Shpresohet që të besuarit e trajnerit Arian Bellai t’i gëzojnë tifozët borakë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Valbonës në Tropojë.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"