VIDEO/ Dortmundi e nis vitin me tre gola e tri pikë, Gjasula e shikon nga stoli disfatën e skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 20:41

VIDEO/ Dortmundi e nis vitin me tre gola e tri pikë, Gjasula e shikon nga stoli disfatën e skuadrës së tij

Dortmundi e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë të sezonin në Bundesligë, ku primare mbetet sigurimi i një bilete për Championsin e sezonit të ardhshëm, pasi pjesën e  parë e mbyllën në vendin e pestë në renditje.  Dortmundi ka triumfuar në transfertë, ku ka mposhtur në shifrat 3-0 Darmshtadin, ku aktivizohet edhe Klaus Gjasula.

borusia

Gjithsesi, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk mund të fajsohet për këtë humbje, pasi dështimin e skuadrës së tij e ka ndjekur nga stoli për gjatë gjithë ndeshjes. Golin e parë Dortmundi e shënoi në minutën e 24-t me Julian Brandt. Në të 77-ën Markus Rojs dyfishoi për miqtë, ku në këtë gol asistoi Xhejdon Sanço, i cili është kthyer në formë huazimi nga Mançester Junajtid.

Sanços i kanë mjaftuar 22 minuta për t’iu rikthyer buzëqeshja si lojtar, pasi hyri në fushë në minutën e 55-të. Në minutën e dytë shtesë, 90+2, Moukoko realizoi golin e tertë për Dortmundin. Me këtë fitore verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 30 pikë, tre më pak se Lajpcigu i vendit të katërt në renditje.

gjerma

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"