Doli nga fusha me lot në sy, titullari i Mançester Junajtid pëson dëmtimin e rëndë dhe mungon 8 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 19:48

Doli nga fusha me lot në sy, titullari i Mançester Junajtid pëson dëmtimin e rëndë dhe mungon 8 muaj

Lisandro Martinez doli dje nga fusha e lojës me lot në sy, ndërsa Mançester Junajtid po luante me Kristal Palas.

Screenshot 2025-02-03 193910

“TyCSport” raporton se argjentinasi ka këputur ligamentin krociat dhe për këtë rikuperimi i tij do shkojë deri në 8 muaj.

Mbrojtësi i djathtë do i nënshtrohet një operacioni. Kjo nuk është hera e parë që Lisandro Martinez ndiqet nga fati i keq, pasi ka vuajtur nga dëmtimet dhe më parë.

Skuadra u Amorim u mposht me rezultatin 0-2 në shtëpi. Si të mos mjaftonte kjo, Junajtid duhet të shqetësohet dhe për humbjen e një titullari.

Screenshot 2025-02-03 194807

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"