Postuar: Nëntor 27, 2023 | 18:15
Doli i dëmtuar nga fusha, por Modriç thyen një tjetër rekord me Real Madridin
Luka Modriç ka vendosur një rekord personal me Realin e Madridit në takimin e kundër Kadizit.
Kroati ka qenë titullar në suksesin e “los blancos” 0-3 dhe ka luajtur ndeshjen numër 161 pas moshës 35 vjeç, duke thyer rekordin që datonte në vitet ’90 e që mbahej nga portieri Pako Buho, i cili numëronte 160 takime pas moshës 35 vjeç.
Gjithsesi, mbrëmja e djeshme ka përfunduar me probleme për kroatin që ka dalë i dëmtuar nga fusha.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"