“Do të fokusohemi tek akademia”, zv.trajneri i Tomorit rrëfen planin e skuadrës
Në Berat nuk kanë nisur ende nga “a”-ja për sezonin 2023-2024. Pritet takimi i famshëm mes kryebashkiakut Ervin Demo dhe drejtuesve të klubit, për të nisur nga organizimi i ekipit.
Nuk dihet ende nëse do të rikonfirmohet stafi teknik apo do të vijë dikush tjetër në vend të Klodian Arbërit dhe dilema ka sigurisht edhe për organikën. Largimet kanë nisur dhe lista mund të shtohet çdo ditë e më shumë, duke parë vonesën që po ndodh te Tomori. Nëse qëndron i njëjti trajner, qëllimi është që të hidhet vështrimi edhe tek akademia.
Këtë e konfirmon edhe zv.trajneri Polizoi Arbëri, i cili për gazetën thotë: “Kemi folur gjatë mes nesh si staf dhe kemi rënë parimisht dakord, që pesë futbollistët më të spikatur të U19 t’i bëjmë pjesë të skuadrës së parë. Vëmendja dhe përkushtimi ynë në këtë drejtim, do të jenë maksimale. Duam që elementët e rinj dhe me perspektivë, të kenë një impuls. Nuk mund të lejojmë që të na largohen në drejtim të skuadrave të tjera, siç ka ndodhur më herët. Shumë shpejt do të publikojmë edhe emrat, ndërsa bashkëpunimi me trajnerët e ekipeve U-17 dhe U-19 është shumë i ngushtë. Për fat të mirë Beratit nuk i kanë munguar asnjëherë lojtarët e talentuar”.
EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"