“Djemtë ishin gjigantë”, Inzagi: Bëmë ndeshje të madhe, më dëshpëroi rasti i Mkhitarjan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 0:00

“Djemtë ishin gjigantë”, Inzagi: Bëmë ndeshje të madhe, më dëshpëroi rasti i Mkhitarjan

Simeone Inzagi u shfaq i lumtur pas barazimit që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Mançester Sitit, në duelin që përfundoi në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes tekniku italian ndër të tjera u shpreh:  

 INZAGIII

“I komplimentova, djemtë ishin gjigantë. Ata bënë një paraqitje të jashtëzakonshme, ne e dimë vlerën e Mançester Sitit. Ne kishim nevojë për një ndeshje të madhe dhe e bëmë atë, me mundësi të arta: ato të Karlos Augustos, Darmian dhe Mkhitarian. 

Si Zilinskin dhe Mkhitarjan, janë dy lojtarë cilësorë, ne e donim shumë Zilinskin sepse e dinim se çfarë mund të na jepte. Ai është një lojtar i rëndësishëm, ne e dimë se të gjithë do të nevojiten dhe herë pas here do të duhet të jem i mirë në zgjedhjet. 

Unë u dëshpërova me rastin e Mkhitarjan, mendova se ishte gol. Dimarko duhet të jetë në derbi, dhe situatë është e qetë. Nëse ai nuk do të ketë probleme do të jetë pjesë e ndeshjes.  

Barela kishte vrapuar 12.5 km dhe unë thirra Fratezin për ta ndërruar, pastaj në ato momente Çalhanoglu pati një problem të vogël. Mund të kisha futur edhe Asllanin, por Fratezi kishte dy minuta që po priste. I llogaris të dy, por unë zgjodha Fratezin”, u shpreh Inzagi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"