“Divorci” i radhës te liqenorët, mbrojtësi kosovar largohet nga Pogradeci
Mbrojtësi kosovar nga Drenasi, Endrit Kastrati, është larguar përfundimisht nga Pogradeci. Mbrojtësi e ka shpallur “divorcin” me liqenorët përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Me marrëveshjen e dy palëve, përfundimisht nuk jam pjesë e skuadrës pogradecare. I uroj suksese Pogradecit në vazhdim dhe në realizimin e objektivave”. 27-vjeçari u afrua te skuadra pogradecare në merkaton e verës dhe zhvilloi 11 ndeshje me 876 minuta, ku u ndëshkuar katër herë me kartonin e verdhë.
Për dy vite më radhë, në edicionet 2022-2024, ai ka qenë pjesë e Burrelit. Ndërkohë, sipas mbrojtësit Kastrati, mësojmë se në adresë të tij kanë ardhur disa oferta nga skuadra të ndryshme nga kampionati shqiptar dhe ai kosovar.
NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"