Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 13:04
Disa klube piketojnë Enzo Fernandezin, presidenti i Benfikës në panik. Ylli argjentinas pritet të vendosë…
Shumë lojtarë shkëlqyen gjatë Botërorit të Katarit dhe një ndër ta ishte edhe Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas u shpall lojtari i ri më i mirë i këtij turneu.
Pas paraqitjes së treguar ai është vënë në shënjestrën e shumë klubeve si Real Madrid, Njukasëll apo Mançester Junajtid.
Sipas mediave portugeze, presidenti i Benfikës Rui Kosta, nuk dëshiron që të humbas shërbimet e Fernandez, të paktën jo tani pasi dëshiron ta ketë deri në fund të sezonit.
21-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 120 milionë euro dhe me shumë mundësi, Fernandez pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë argjentinas në tregun e transferimeve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"