“Dinamo më ka habitur”, Faruk Sejdini: Tirana pragmatiste fiton kampionatin, derbi mund të bëjë kapërcimin psikologjik
Tirana dhe Partizani rivalizojnë në distancë për titullin. Bardheblutë kryesojnë me 5 pikë më shumë se të kuqtë, teksa kemi hyrë në një moment të rëndësishëm të sezonit. Në fundin e tabelës gjendet Bylis dhe Kastrioti.
I ftuar në emisionin “Sport News Plus” në News 24 ishte i mirënjohuri Faruk Sejdini, i cili preku çështje të ndryshme dhe nuk la pa përmendur edhe Dinamon, skuadër e cila pretendon rikthimin në elitë.
“Dinamo- Dinamo më ka çuditur për mirë në organizim. Nuk di të them për Partizanin apo Vllazninë, por dinamovitët janë shumë mirë. Mendoj se është fat të kesh këtë president. Kjo lloj presidence po më habit. Përse jo Dinamo të rikthehet aty ku e ka vendin? Deri këtu kanë ardhur me djersën e vet.
Fakti që janë 10 ekipe tregon se ka luftë. Secili që merret me sport, e di që do ketë trysni. Laçi jemi mësuar ta shikojmë që e nis sezonin nga fundi dhe bën kapërcimin e madh. Me të vërtetë kurbinasit kanë çaluar pak, tani mendojnë për Europën. Mendoj se kjo trysni do të jetë deri në fund.
Derbi mund të bëjë kapërcimet psikologjike. Në derbi Tirana do synojë që të mos humbasë, me këtë rezultat gjërat për ta do të ishin më të lehta.
Tirana- Në këtë fund kampionati, çdo hap vlen. Nëse bën një hap të mirë, siguron pozicion më të mirë. Egnatia është me meritë aty ku është dhe ka një ekip që duket sikur ka vite që luan në elitë. Është një ekip që të habit për mënyrën e lojës që bën, mos të harrojmë që ka vetëm 2-3 vjet në situata. Mu duk sikur Tirana është futur në shina që të bëhet më pragmatiste. Mendoj se do fitojë kampionatin”, deklaroi Sejdini.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"