Dinamo hap kompleksin në Arbanë për miqtë. Skuadra e Di Biaxhos shënon 5 gola në testin me Valbonën
Klubi i Dinamos ka hapur për herë të parë dyert e kompleksit stërvitor në Arbanë për miqtë dhe mysafiri i parë ka qenë ekipi i Valbonës, që militon në Kategorinë e Dytë. Skuadra e trajnerit Di Biaxho është treguar e pamëshirshme në këtë miqësore, pasi ka fituar në shifrat 5-0.
Lajmin për hapjen e kompleksit dhe çfarë ndodhi në miqësoren me skuadrën tropojane, klubi dinamovit e ka sqaruar me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”. Ja njoftimi i klubit:
“FC Dinamo City priti për herë të parë në shtëpinë e re, një skuadër mike! Dinamovitët zhvilluan sot në kompleksin sportiv në Arbanë një ndeshje kontrolli kundër skuadrës së Valbonës.
Tekniku Luigi Di Biagio aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë, 5-0!
Për 18 herë kampionët shënuan në këtë sfidë Allmuça, Danaj (x2) dhe Denisson. FC Dinamo City e falënderon skuadrën e Valbonës për lojën “Fair Play” dhe i uron suksese në përmbushjen e objektivave sezonalë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"