Dinamo e Ilir Dajës, “mace e zezë” për shkodranët këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 18:39

Dinamo e Ilir Dajës, “mace e zezë” për shkodranët këtë sezon

Dinamo u konfirmua si “macja e zezë” këtë sezon për Vllazninë. Blutë nga kryeqyteti mposhtën për herë të dytë në sezonin 2024-25, ekipin shkodran, duke qenë në këtë mënyrë ekipi i vetëm pas dy ndeshjesh në dy faza të cilëve kuqeblutë nuk i kanë marrë asnjë pikë.

dinamo vllaznia

Ku duhet pritur edhe ndeshja me Laçin e Vllaznisë, për të parë nëse “nëndetësja” do jetë e vetme në këtë “rekord” apo jo. Për tu kthyer tek ekipi i Dajës, ata e kanë mposhtur Vllazninë në fazën e parë me rezultatin 2- 1, e ndërsa të mërkurën përsëritën sërish suksesin e fazës së parë ndaj kuqebluve.

Por, kësaj here në shifrat 2-3 dhe duke treguar një dominim përgjatë 90 minutave. Në këtë mënyrë Dinamo ka një rekord absolut ndaj Vllaznisë në dy ndeshje të këtij sezoni. Duke u shndërruar në një kundërshtar që nuk i sjell aspak fat skuadrës shkodrane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"