“Dikush s’i ka kaluar vizitat”, befason doktori i Lacios: Tare e donte në vitin 2019! Mua s’më bindi, sot vazhdon të luajë në Serinë A
Pamjet e Edoardo Bove kanë bërë xhi ron e botës dhe përhapën panik. Për fat duket se gjithçka duket se është zgjidhur dhe lojtari është shumë mirë, por episodi i tij ka krijuar shumë refleksion. Sepse është shumë e vështirë të kuptosh si atletët e kët niveli mund të jenë viktima të situatave kaq dramatike teksa ushtrojnë profesionin e tyre. Pikërisht atija që janë super të kontrolluar dhe në maksimumin e kondicionit fizik. Por mesa duket jo gjithçka bëhet me vëmendjen maksimale. Diçka të tillë e ka treguar edhe Ivo Pulçini, përgjegjësi aktual i stafit mjekësor të Lacios.
“Në vitin 2019 unë vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, që për momentin luan në këtë Serie A. Por nuk ia dhashë kartelën për të luajtur futboll”, tregon Pulçini në një rrëfim shokues në “Il Messaggero”. Sipas tij, lojtari kreu vizitat mjekësore 3 herë në klinika të ndryshme sepse në atë kohë Igli Tare që ishte drejtor sportiv e donte me ngulm dhe i pëlqente shumë si lojtar. Por unë qëndrova i palëkundur dhe thashë jo”, tregon mjeku. Ndërkohë që nuk e ka bërë të ditur emrin dhe mediat italiane nuk e kanë zbuluar ditën e djeshme se për kë nga futbollistët bëhet fjalë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të zbulohet në ditët e ardhshme. Duke folur për çështjen e Bove, Pulçini e përjashton një krizë epilepsie të menjëhershme në rast se nuk e ka pasur në të shkuarën. “Kjo problematikë, me një specialist dhe me një procedurë të qartë mundet që në mënyrë të qetë të mbahet nën kontroll. Në rast se lojtari do të kishte shfaqur aritmi më përpara atëherë duhet të kishte bërë disa prova force, elektrokardiogramë dhe rezonancën magnetike kardiake.
Po nëse del negative? Ai rrezikon që të mos luajë më në Serinë A, por vetëm në disa kampionate jashtë vendit. Më duket shumë e çuditshme, por nuk ka dalë asgjë në ekzaminimet e tij me Romën. Por gjithmonë varet edhe nga vlerësimet subjektive që mjekët e çdo skaudre bëjnë”, thotë mjeku.
KATALDI- Ndërkohë, Bove duhet edhe të falënderojë shokun e tij të skuadrës, Danilo Kataldi që i ka shpëtuar jetën me një manovër të mësuar pikërisht te Lacio.
“Lacio ia ka mësuar ndihmën e parë, që është një vlerë kulturore për të gjithë futbollistët e klubit. Danilo ka një certifikatë ndërkombëtare për t’u dhënë ndihmën e parë të gjithë personave në situata emergjente. Lacio është klubi i parë në Itali që ka bërë këto kurse për ndihmën kardio-polmonare edhe me përdorimin e defibrilatorit. E kemi nisur në vitin 2018 dhe e përsërisim çdo 2 vite për të treguar gjërat që kanë ndryshuar”, ka thënë Pulçini.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"