Postuar: Tetor 14, 2024 | 16:34
Dhunë para duelit Gjeorgji—Shqipëri, tifozi “kuqezi” përfundon në spital
Tifozët e Gjeorgjisë nuk janë treguar aspak mikpritës para ndeshjes që do të luajnë sot me Shqipërinë. Kështu në tokën e tyre, mbrëmjen e djeshme, kanë sulmuar një tifoz të Shqipërisë. Për shkak të goditjeve të marra, tifozi ka përfunduar në spital.
Gjithë inati i tifozëve vendas sot është grumbulluar nga ndeshja e shtatorit në “Air Albania”. Gjeorgjianët kanë kritikuar atmosferën ku ndër të tjera një pjesë e tifozëve vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë.
Ndeshja sot nis në orën 18:00. Në stadium e Tbilisit priten rreth 500 tifozë në mbështetje të Kombëtares shqiptare, që numëron tre pikë më pak në renditje se Gjeorgjia. Kujtojmë se sfida luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"