Dhjetë vjet merkato dhe një pus pa fund, gjigantët në të kuqe/ Rekordin negativ e mbajnë Çelsi dhe Junajtid
Tregu i transferimeve të verës së kaluar u mbyll me të tjera shifra marramendëse në shpenzime. Ato arritën gati 11 miliardë euro, shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas vitit 2023.
Edhe pse është 10% më pak, është hera e dytë që tejkalohen vlera e 10 miliard eurove, duke konfirmuar se në dekadën e fundit dhe pavarësisht “Covid”-it, klubet përgjithësisht po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para për lëvizjet e lojtarëve, veçanërisht klubet në Premier League, të cilat përfaqësojnë 28% të totalit dhe që i kalojnë dy të tretat në pesë ligat kryesore.
Brenda kësaj panorame, bie në sy se cilat klube kanë shpenzuar më shumë në këtë periudhë kohore (2015-2024), si dhe ato me bilancin më negativ dhe më pozitiv. Sipas raportit të fundit mujor nga observatori ndërkombëtar i futbollit “CIES Football Observatory”, asnjë ekip nuk ka investuar më shumë para në transferime sesa Çelsi.
Në këtë dhjetëvjeçar blutë kanë shpenzuar 2.78 miliard euro. Ndoshta vendi i tij i klubi londinez nuk është aq i habitshëm se sa fakti që distanca me shpenzuesin e dytë është 42% më e lartë! Në vend të dytë për sa u përket shpenzimeve është një tjetër klub nga Premier Liga, Mançester Siti, me një shpenzim prej 1,960 miliard euro ose 820 milionë euro më pak sesa klubi nga Londra. Një diferencë mjaft e konsiderueshme që është rritur në dy vitet e fundit me ardhjen e Tod Boelit në presidencën e Çelsit.
Podiumin e mbyll skuadra tjetër e Mançesterit, e cila ka shpenzuar vetëm 10 milionë euro më pak se fqinjët. Nga klubet spanjolle me shpenzimet më të larta është Barcelona, e gjashta në listën globale me 1,670 miliard euro. Atletiko e Madridit rrëshqet mes dy të mëdhenjve (e 9-ta në total) me 1,240, ndërsa Reali (i 12-ti) ka shpenzuar 1,160 miliard euro.
JUNAJTID, SI NJË GROPË PA FUND – Por sigurisht, një gjë është ajo që shpenzohet dhe një gjë tjetër është bilanci përfundimtar, domethënë diferenca midis asaj që shpenzon dhe asaj që arkëton. Ka disa ndryshime të habitshme. Mançester Junajtid është skuadra me bilancin më negativ të dekadës së fundit (- 1,304 miliard euro). “Djajtë e Kuq” nuk kanë pasur bilanc pozitiv në asnjë nga 10 vitet e këtij studimi. Viti më i mirë është viti 2018, me një humbje prej 52 milionë euro.
Në shtatë sezone, Junajtid ka humbur më shumë se 100 milionë euro, me një rekord në vitin 2022 prej -234 milionë euro. Nëse kësaj i shtojmë edhe sukseset e tij sportive në këtë periudhë, mund të konsiderohet se ata mund t’i kishin bërë gjërat më mirë. Pas “Djajve të Kuq” vjen Çelsi (-1,209 miliard euro) dhe Paris SG-ja (-991 milionë euro). Në klubet në La Liga, Barça është ajo me bilancin më negativ. në dhjetë vjet, në bilancin neto, katalanasit regjistrojnë 601 milionë euro humbje. Reali i Madridit është ai që ka menaxhuar më mirë se kushdo financat e tij nga gjigantët europianë. Humbjet e “Los Blancos” janë -304 milionë euro.
BENFIKA, NJË MAKINË PARASH – Në anën e kundërt, skuadrat që kanë ditur të balancojnë llogaritë mes asaj që firmosin dhe asaj që shesin më vonë. Dhe nuk ka klubi si Benfika. Portugezët kanë një bilanc pozitiv prej 816 milionë euro. Kjo është një shifër shumë e lartë, e cila reflektohet mirë në distancë me të dytin, Ajaksi, i cili ka një bilanc prej +473 milionë euro. Lila, e katërta në listë pas Salzburgut (Austri), është e para midis skuadrave në pesë ligat kryesore europiane (+391 milionë euro) dhe Atletiko Paranaense midis klubeve joevropiane (+200 milionë). Lila është e vetmja skuadër ndër pesë ligat kryesore europiane me një bilanc pozitiv.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"