Dhjetë ekipe stërviten çdo ditë, fusha e Partizanit kthehet në rrezik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2024 | 12:05

Dhjetë ekipe stërviten çdo ditë, fusha e Partizanit kthehet në rrezik

Gjatë viteve të fundit Partizani ka bërë progres të madh sa i përket infrastrukturës, që para disa vitesh ishte inekzistente, madje edhe selia e klubit ishte e vendosur në një kompleks banimi.

WhatsApp-Image-2022-11-14-at-3.39.57-PM-e1668437327796

Tashmë Partizani ka selinë, stadiumin dhe hotelin e vet, çka përbën një sukses të madh. Por ende jo gjithçka është kryer në perfeksion, pasi fusha është problem i madh për stafin teknik, lojtarët dhe rrjedhimisht edhe klubin. Aktualisht në fushën e stadiumit “Arena e Demave” çdo ditë stërviten plot dhjetë ekipe të Partizanit. Skuadrat nga U-13, U-14, U-15, U-16, U-17, U-18, U-19, Partizani B, Partizani Femra dhe ekipi i parë trajnohen në fushën sintetike të “Arenës së Demave”.

Gjithë kjo ngarkesë e madhe padyshim ka ndikuar në kushtet e fushës, e cila tashmë është shndërruar në një rrezik për shëndetin e lojtarëve, pasi në muajt e fundit dëmtimet kanë ardhur në rritje progresive. Përveç ngarkesës, duhet thënë se që në fillim cilësia e fushës së këtij stadiumi, e cila ishte një financim mbështetës i FSHF-së, nuk ka qenë e një niveli të lartë.

Aktualisht Partizani e ka të pamundur të ndërhyjë për ndërrimin e fushës, pra për të vendosur terren hibrid apo natyral, sepse nuk disponon një terren të dytë ku ekipet të zhvillojnë stërvitjet. Për të disatën herë në korridoret e klubit po qarkullon lajmi se në fund të muajit pritet të merret leja për shembjen e godinave të ushtrisë që pengojnë ndërtimin e dy fushave ndihmëse. Të shohim!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"