Dështimi i skuadrave shqiptare, vetëm 6 shtete mbeten pa klube në arenën Europiane
U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e kthimit të raundit të dytë në Ligën e Europës si dhe Ligën e Konferencës.
Pas përfundimit të turit të dytë, në 3 kompeticionet europiane, vlen të theksohet fakti, se gjashtë shtete kanë mbetur pa përfaqësi në raundet pasardhëse. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria, që nuk ka asnjë skuadër në garat Europiane, pas eliminimit të Partizanit dhe Egnatias.
Lista me shtetet pa klube në raundet pasardhës, përbehet nga Maqedonia e Veriut, Luksemburgu, Lihtenshtejni, San Marino dhe Shqipëria.
Për sa i përket Kosovës, do të jetë pjesmarrëse, me 2 skuadra në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, Ballkanin dhe Dritën, që do të kërkojnë kualifikimin për në “Play Off”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"