“Dështim shumë zhgënjyes”, Sanjol flet pas humbjes me Shqipërinë: E dinim që do luante në mbrojtje, morëm vendimet e gabuara
Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjol, ka qenë i zhgënjyer për mënyrën se si skuadra e tij u mposht në këto dy ndeshje radhazi dhe tashmë ka më pak shanse që të jetë ekipi që shkon përpara në Ligën A. Sipas tij, zhgënjimi më i madh ishte humbja me Shqipërinë, ku kishte hedhur në fushë një formacion ofensiv.
“Ndonjëherë pas një disfate, ne duam të shikojmë gjithçka negativisht. Megjithatë, ne kontrolluam topin dhe patëm më shumë raste për të shënuar. Arsyeja e humbjes ndoshta është se kemi marrë vendime të gabuara në zonën e rreptësisë.
Sot vendosëm një formacion shumë sulmues, sepse e dinim që Shqipëria do të luante në mbrojtje. Lojtarët nuk e interpretuan keq taktikën e re. Por ne nuk arritëm të përfitojmë nga rastet dhe pa këtë, është e pamundur të arrijmë rezultat.
Shpresojmë se do të mësojmë shumë nga kjo humbje. Por ishte një dështim shumë zhgënjyes. Por të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, cikli kualifikues për Kampionatin Botëror është përpara. Në varësi të situatës dhe kundërshtarit, duhet të kemi gjithmonë opsione të tjera taktike. Ne mund të përdorim këtë ose taktika të tjera në të ardhmen.
Mendoj se kam vendosur formacionin më të mirë në fushë. Në stol kemi më pak lojtarë me potencial sulmues. Kjo nuk është një kritikë ndaj tyre. Ne nuk kemi një lojtar tjetër të ngjashëm në pozicionin e Koçorashvilit dhe duhet të përshtatemi me këtë. Për këtë arsye, ne do të përdorim taktika dhe lojtarë të ndryshëm.
Sa për Mikautadze, nuk mund të them shumë për të. Ne duhet ta mbështesim atë. Por në ndeshjet e fundit të kombëtares u duk se nuk ishte në formë, kështu duket se është edhe në karrierën e tij në klub. Megjithatë, shpresojmë se situata do të ndryshojë”, tha Sanjol pa ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"